Vuçiq viziton ushtarët e tij në kufi

Anulon takimet në Bratislavë: Do të qëndroj pranë ushtrisë në këto kohë të vështira

Presidenti serb, Vuçiç u ka adresuar një tjetër mesazh bashkëkombasve të tij pasi ka anulluar pjesëmarrjen në forumin e Bratislavës, vendim që e kishte marrë para tij, edhe kryeministri i Kosovës, Kurti.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vuçiç tha se nuk ishte nisur për në Sllovaki, në një forum ku merr pjesë edhe homologu i tij francez Emmanuel Macron dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama sepse dëshironte që të rrinte pranë ushtarëve të tij në kufirin me Kosovën, që sipas tij janë të dislokuar në pozicionet më të rëndësishme.

Ashtu si edhe ne takimin me ambasadorët perëndimorë, atë rus e kinez, Vuçiç vendosi si kusht për qetësimin e situatës, tërheqjen e forcave speciale policore kosovare nga veriu, si dhe largimi nga detyra i kryetarëve të komunave me shumice serbe te cilët sipas tij realisht nuk përfaqësojnë askënd.

Vuçiç shprehu besimin se “në fund do të fitojë e vërteta, drejtësia dhe Serbia”. Pavaresisht toneve te larta ndaj Albin Kurtit, presidenti serb theksoi se do të vazhdojë të avokojë për paqen dhe ta ruajë atë në marrëdhëniet me KFOR-in dhe të gjithë të tjerët.

Sipas kreut te shtetit serb, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare vazhdon të tolerojë lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, në vend qe të reagojë ashpër, qartë dhe pa mëdyshje ndaj Albin Kurtit.

Ambasadorët perendimorë i kanë kërkuar Vuçiçit kthimin në dialog për të gjetur një rrugëdalje politike nga situata e tensionuar.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share