Yjet e filmit “Barbie” parakalojnë në tapetin rozë në Londër

Fansat kanë pritur me orë të tëra për të parë kastin e aktorëve

Premiera e filmit “Barbie” është zhvendosur në Londër. Kasti i aktorëve dhe të ftuarit gjetën kohë për të pozuar para fotografëve teksa mbërritën në tapetin rozë në sheshin Leicester në ‘West End’ të Londrës. Ndryshe nga tradita tapeti ku parakaluan yjet e filmit ishte në ngjyrë rozë për të nderuar kukullën ikonike.

Aktorja dhe producentja e filmit Margot Robbie u surprizua kur dëgjoi se fansat kishin pritur me orë të tëra në rradhë për të  për të parë kastin e aktorëve, por edhe për të marrë prej tyre një autograf.

“Është e pabesueshme, entuziazmi që njerëzit kanë treguar në të gjithë botën, por edhe për faktin që shoh gjithnjë e më shumë djem të veshur në ngjyrë rozë, fakt që tegon se edhe ata po e pëlqejnë këtë film. Jam shumë e emocionuar. Nuk mund të isha më e lumtur.”

Kolona zanore e filmit ka ndikuar gjithashtu në interesin e madh të publikut rreth filmit, me muzikantë të njohur si Nicki Minaj, Billie Eilish dhe Dua Lipa.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share