Zaev: Sot vendosin ata që votojnë, jo ata që ikin, sot kemi Qeverinë e popullit

Ish kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në ditën e demokracisë uron gjithë qytetarët duke thënë se sot vendosin ata që votojnë. Dhe jo ata që ikin. Demokracia është votë. Zëri i çdo individi. Një zë i dëgjuar, i kuptuar, i respektuar. Zëri i të gjitha grupeve në shoqërinë tonë.

“Kjo është një kohë e përballjes me pandeminë dhe një luftë. Kohë që autokratët duan të përdorin për të dominuar edhe më fort popullin, duke i mbajtur ata në frikë dhe pasiguri. Por populli ynë është i mençur dhe trim. Me zë demokratik kemi penguar ata që duan ta vrasin demokracinë me dhunë dhe gjak”, thotë Zaev përmes një video mesazhi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Sot, shton ai, vendosin ata që votojnë, jo ata që ikin. Zaev mes tjerash thotë se ne ndaluam sundimin me popullin. Sot kemi Qeverinë e popullit.

Më tej ai thotë se  “edhe kur respekton zërin e qytetarëve, demokracia mbetet e shkruar si fituese në histori”./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share