Zyrtare: Valmir Nafiu gjashtë muaj në Koshice të Sllovakisë

Futbollisti 28 vjeçar i ekipit të Shkëndijës Valmir Nafiu ( 23 prill 1994) në marrëveshje me skuadrën tetovare dhe skuadrën e ligës së dytë të kampionatit sllovak Koshice, në gjashtë muajt e ardhëshme do të mbroj ngjyrat e skuadrës sllovake.

Vlamira Nafiu në Sllovaki qëndron prej para disa ditëve, ndërsa marrëveshja është arritur gjatë ditës.

Valmir Nafiu i cili me ekipin e pare të Shkëndijës ka gjithësejt 144 ndeshje dhe 15 gola të shënuar, ndërsa në Ligën e Parë të Maqedonisë përfshirë këtu edhe Rnovën numëron 186 ndeshje duke regjistruar 24 gola e 30 asistime. Valmir Nafiu nga tifozër kuqezi mbahet mend edhe me golin maestral kundë Tottenhamit në arenën “Todeor Proeski” në Shkup, më 25 shtator 2020

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nafiu gjatë karrierës së tij si futbollist ka luajtur në Bazel, pastaj në Bundes ligën gjermane te FC Hamurger, në Apoel e Nikozisë në Qipro dhe te Skënderbeu në kampionatin e Superligës së Shqipërisë

 

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share